foto: Ilustrim

Llukashenko i dhuroi Putinit një traktor për ditëlindjen e 70-të

Presidenti rus Vladimir Putin mori një dhuratë të pazakontë për ditëlindjen e tij të 70-të të premten: një traktor.

Ndërkohë që liderët e disa vendeve ish-sovjetike u takuan në Pallatin Konstantin të epokës cariste në Shën Petersburg, Presidenti Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë i dhuroi Putinit një traktor. Traktorët kanë qenë krenaria e industrisë bjelloruse që nga kohërat sovjetike.

Lukashenko, lideri autokratik që ka qeverisur ish-kombin sovjetik me një dorë të hekurt për gati tri dekada ndërkohë që kultivonte imazhin e një njeriu të popullit, u tha gazetarëve se përdor një model traktori në kopshtin e tij të ngjashëm me atë që i dhuroi Putinit.

Nuk është e qartë se si lideri rus iu përgjigj dhuratës, të cilën e zbuloi zyra e Lukashenkos.

Putin nuk e e ka përmendur dhuratën në komentet televizive në fillim të takimit kur foli për nevojën për t’i diskutuar mënyrat e zgjidhjes së konflikteve midis kombeve ish-sovjetike.

Ai e theksoi gjithashtu nevojën e shkëmbimit të informacionit për ta luftuar terrorizmin, drogën ilegale dhe krime të tjera.

Udhëheqësit e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, një aleancë e lirshme e vendeve ish-sovjetike, kanë një tjetër mbledhje për të marrë pjesë javën e ardhshme në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana./Associated Press

Përgatiti: Nuhi Shala