CNN - (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images)

Laurent Simons, gjeniu nëntë vjeçar lë universitetin pa diplomuar

Fëmiu me aftësi impresive Laurent Simons ka lënë kursin e tij në Universitet pas një mosmarrëveshje për datën e diplomimit., shkruan CNN.

Laurent në moshën nëntë vjeçare pushtoi ballinat botërore kur u shfaq lajmi se ai do përfundonte studimet në inxhinieri elektrike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven në Holandë në dhjetor.

Por tani një mosmarrëveshje mes TUE dhe familjes Simons ka bërë që Laurent të përfundojë studimet e tij pa diplomuar.

TUE thanë se kishin rekomanduar që Laurent të përfundojë studimet nga mesi i 2020 –ës, e jo në dhjetor, për shkak të numrit të provimeve që i kishin mbetur.

“Kjo ende do ishte në cilëndo mënyrë, një agjendë fenomenalisht e shpejtë,” tha universiteti në një deklaratë dërguar CNN.

TUE thanë se babai i Laurent, Alexander Simons, kishte  “përsëritur dëshirën e tij që djali i tij të ketë diplomën Bachelor në moshën nëntë vjeçare, që do të  thotë se Laurent duhet t’i kompletoj me sukses studimet për 10 muaj e që normal zgjasin tre vite”.

Babai i tij kishte thënë se, familja vendosi që Laurent ta lë TUE pasi që ai kishte marrë një ofertë për studime doktorate në një universitet në SHBA, dhe nuk do ishte në gjendje të ndante kohën mes dy institucioneve.

“Nganjëherë duhet të bësh zgjedhje,” tha Alexander për CNN.

“Nëse e lë, nuk i dihet nëse do e ketë prapë atë mundësi.”

Ai më tutje shtoi se vonimi i studimeve të Laurent nga TUE ka të bëjë me vendimin e familjes për largimin e tij në një universitet tjetër për studime të doktoratës.

“Mënyra si i trajtojnë gjërat, nuk është korrekte,” tha ai “Laurent nuk është pronë e tyre.”

Në një përgjigje për CNN, sekretari i TUE Ivo Jongsma tha: ”Ne kurrë nuk përpiqemi t’i mbajmë studentët për vete, kjo do motivonte frustrim për dikë.”

TUE në një deklaratë u shprehën se ishte “penduese” që Simons kishin kundërshtuar kohën e re të diplomimit.

“Dyert janë ende të hapura për të vazhduar studimet përderisa kushtet mbesin.”

Aleksander nuk deshi të tregoi emrin e institucionit e studimeve për doktoratë, duke cituar vendimin e familjes për të treguar progresin e Laurent vetëm pas përfundimit të kursit.

“Ne nuk duam t’i bëjmë presion,” u shpreh ai.