Bobi, qeni më i vjetër në botë, feston ditëlindjen e 31-të

Bobi, një qeni portugez i cili u shpall qeni më i vjetër në botë nga Guinness World Records në shkurt, festoi ditëlindjen e tij të 31-të të enjten, sipas një njoftimi për media nga Libri i Rekordeve Guinness.

Familja e Bobit ka planifikuar një festë ditëlindjeje të shtunën në shtëpinë e tij në Conqueiros, një fshat rural në Portugalinë jugore.

Pronari i tij, Leonel Costa, i tha Guinness se do të jetë një festë “shumë tradicionale” portugeze. Mbi 100 njerëz do të marrin pjesë dhe një trupë vallëzimi do të performojë, sipas njoftimit për media në këtë festë ditëlindjeje.

Costa i tha Librit të Rekordeve Guinness se Bobi ka gëzuar shumë vëmendje që kur u kurorëzua si qeni më i vjetër në botë.

“Kemi pasur shumë gazetarë dhe njerëz nga e gjithë bota për ta bërë një foto me Bobin”, tha ai.

Ai shtoi se qeni i moshuar është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së fundmi iu nënshtrua një kontrolli për shkak të shqetësimeve të Costas për stresin e vizitorëve të shpeshtë.

“U bën shumë fotografi dhe atij iu desh të ngrihej e zbriste shumë herë”, tha ai në njoftim. “Nuk ishte e lehtë për të”.

Bobi është një racë e pastër Rafeiro do Alentejo, një racë e qenve portugez të trajnuar për ta ruajtur bagëtinë, sipas pronarit të tij. Teksa është rritur, ai ka pasur vështirësi në ecje dhe gjithashtu ka pësuar rënie të shikimit.

Costa pjesërisht ia atribuoi jetëgjatësinë e qenit të tij “mjedisit të qetë dhe paqësor” ku ai jeton.

Sipas Librit Guinness, përveç që është qeni më i vjetër që jeton aktualisht, Bobi është gjithashtu qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë. Costa ishte vetëm 8 vjeç kur lindi shoqëruesi i tij i qenit.

“Bobi është i veçantë sepse ta shikosh është si të kujtosh njerëzit që ishin pjesë e familjes sonë dhe për fat të keq nuk janë më këtu, si babai im, vëllai im apo gjyshërit e mi që tashmë janë larguar nga kjo botë”, tha ai në njoftim./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala