Arkeologët e zbulojnë një sënduk unik në fund të Detit Baltik

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Arkeologët e kanë gjetur një arkë “unike” me erëza të ruajtura mirë, nga shafrani tek piperi dhe xhenxhefili, në rrënojat e një anijeje mbretërore që u fundos më shumë se 500 vjet më parë në Detin Baltik pranë Suedisë.

Fundosja e anijes Gribshund, e cila ishte pronë e mbretit Hans të Danimarkës dhe Norvegjisë, ishte shtrirë në shtratin e detit që nga viti 1495 kur u fundos, ndoshta pas një zjarri, dhe monarku ishte në një takim politik në Suedi në atë kohë.

Anija e mbytur u gjet nga zhytësit e sportit në vitet ’60, por kërkime sporadike janë kryer në vitet e fundit.

Në kërkimet e mëparshme, objekte të mëdha, të tilla si një kokë harku dekorativ dhe dru janë nxjerrë në sipërfaqe. Në kërkimin e fundit të udhëhequr nga Brendan Foley, një shkencëtar arkeolog nga Universiteti i Lundit, jane gjetur erëza të varrosura në sedimente.

Baltiku është i çuditshëm – oksigjen i ulët dhe kripësi e ulët, temperatura e ulët, aq shumë lëndë organike ruhet aq mirë në Detin Baltik sa nuk do të ishte e mundur në sistemin oqeanik, tha Foley, por ai ende e konsideron “të jashtëzakonshme që erëzat janë gjetur në gjendje kaq të mirë”.

Erëzat ishin një simbol statusi, sepse vetëm njerëzit e pasur mund të përballonin të shtonin në qiellzën e tyre ushqime si shafran apo karafil, të cilat importoheshin në Evropë. Me sa duket erëzat udhëtuan me mbretin Hans kur ai ishte në një takim në Suedi.

Shkencëtari nga Universiteti i Lundit, Mikael Larsson, i cili e studioi këtë zbulim, është veçanërisht i impresionuar nga shafrani.

Ky është i vetmi kontekst arkeologjik në të cilin është gjetur shafrani. Kjo është arsyeja pse ky është një zbulim unik dhe shumë i veçantë./Dnevnik.hr

 

Përgatiti: Nuhi Shala