15 milionë dollarë shitet një targë e veturës në Dubai

Javën e kaluar është mbajtur një ankand në Dubai ku një targë veture u shit për një shumë rekord.

Bëhet fjalë për targën me numrin “7” për të cilën blerësi ka paguar deri në 15 milionë dollarë. Ankandi u organizua nga “Emirates Auctions” e specializuar në shitjen e veturave dhe targave.

Rekordi i mëparshëm për targën më të shtrenjtë u vendos në vitin 2008 kur një targë me numrin “1” u shit për 14.2 milionë dollarë.

Fondet do të dhurohen për 1 Billion Meals Endoëment, një organizatë bamirëse e themeluar nga Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Sundimtari i Dubait, për të ofruar ushqim për komunitetet në të gjithë botën në nevojë.

Edhe vende të tjera shesin targa “speciale”. Në fillim të këtij viti, një tabelë me shkronjën “R” u shit në Hong Kong për 3.25 milionë dollarë. Para kësaj, tabela me shkronjën “ë” ishte blerë për 3.3 milionë dollarë./Klix.ba