Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Kur do të zëvendësohen ditët e humbura të mësimit në Gjilan?

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka njoftuar nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit se ditët e humbura në mësim do të zëvendësohen.

Te klasët e nënta kompensimi i orëve të humbura do të bëhet më 4,5 dhe 6 qershor.

Te klasët parapërgatitore deri te klasët e teta kompensimi bëhet më 21,22 dhe 25 qershor.

“Jeni të obliguar për respektimin e datave të përcaktuara nga DKA për kompensimin e ditëve të humbura”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë para pak ditëve ka nxjerrë vendim për kompensimin e tre ditëve të humbura të mësimit.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi kishte marrë vendim për ndërprerjen e mësimit për tre ditë, më 28 shkurt, 1 dhe 2 mars, gjatë dimrit për shkak të motit të ftohtë.