Kundërshtohet Aktakuza në Gjykimin e Pal Lekajt

Mbrojtja paraqiti kundërshtimet e aktakuzës në procesin ku Pla Lekaj dhe dy zyrtarë të Gjakovës akuzohen për keqpërdorim detyre.

Mbrojtja e Pal Lekajt  dhe dy ish-zyrtarëve të Komunës së Gjakovës të akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar i kanë paraqitur kundërshtimet e tyre me shkrim Gjykatës në Gjakovë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Pal Lekaj, avokati Arianit Koci tha se pos kundërshtimeve që i ka paraqitur me shkrim, e rezervon të drejtën që të ftojë dëshmitarë.

“E kemi edhe një obligim… obligimi me i paralajmëru dëshmitarët, unë e rezervoj atë të drejtë nëse eventualisht nuk hedhet aktakuza”, tha avokati Koci.

Po ashtu edhe mbrojtësit e të akuzuarve Qazim Mehmeti dhe Nikollë Lleshi, avokatët  Meshari Selimaj dhe Ndrec Dodaj, kundërshtimet e provave dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës kësaj gjykate ia kishin adresuar me shkrim.

Kurse, prokurori i Prokurorisë Speciale, Faik Halili kërkoi nga Gjykata ta refuzojë kërkesën e avokatëve për hedhjen poshtë të aktakuzës.

“I kundërshtojmë në tërësi kundërshtimet e të akuzuarve të parashtruara përmes mbrojtësve të tyre duke u nisur nga fakti se aktakuza e Prokurorisë Speciale është plotësisht e argumentuar”, tha prokurori Halili.

Sipas kësaj aktakuze Lekaj, Mehmeti dhe Lleshi akuzohen se gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie pasurore për vete apo për tjetrin duke i shkaktuar dëme Komunës së Gjakovës dhe banorëve të fshatit Jahoc të kësaj komune.

Gjykata me aktvendim të veçantë do t’i njoftojë palët lidhur me kërkesat e parashtruara.

KALLXO.com e ndoqi vazhdimisht gjykimin e Pal Lekajt.

Pal Lekaj Para Gjyqit për Keqpërdorim Detyre

Lekaj dhe dy ish-zyrtarët më 14 prill u deklaruan të pafajshëm.

Pal Lekaj Nuk Ndihet Fajtor në Rastin e Asfaltimit të Rrugës

Pal Lekaj ishte kryetar i Komunës së Gjakovës për dy mandate, deri në zgjedhjet lokale të 2013-ës.

16 Maj 2017 - 15:25

Lekë Muqaj, Agita Muhadri 16/05/2017 - 15:25
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend