Qazim Rrahmani, PAI, Ferizaj. Foto: Atdhe Mulla

Zëvendësministri Qazim Rrahmani thotë se e dërgoi dikë tjetër për ta bërë pagesën e dënimit në gjykatë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Qazim Rrahmani nuk ka treguar nëse e ka paguar gjatë ditës së sotme pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar në 2018 nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Por as nuk e ka mohuar  që pagesa të jetë bërë sot.   

Në një prononcim për KALLXO.comzv/ministri Rrhamani ka thënë se nuk është në dijeni se kur e ka paguar pjesën e mbetur të dënimit, pasi ai e kishe dërguar dikë tjetër për ta bërë pagesën e pjesës së mbetur të dënimit. 

“Unë e ka paguar krejt dënimin, sepse e ka pasur me këste edhe u pagu. Unë e kam dërgu dikën me pagu, nuk di a e ka pagu sot,  sepse ende s’ ma kanë sjellë fletëpagesën, por me rëndësi që është pagu. Herën e fundit i kam pagu komplet se nuk kam dashtë me pagu me këste”, ka thënë zv/ministri Rrahmani. 

Kallxo.com ka raportuar se gjatë ditës se sotme se zv/ministri Rrahmani e paguar sot pjesën e mbetur të  dënimi me gjobë që i ishte shqiptuar në vitin 2018. 

Rrahmani, ishte dënuar në tetor të 2018, me 6 muaj burgim për veprën penale keqpërdorim te detyrës zyrtare. 

Mirëpo dënimi me burgim, me pëlqimin e të dënuarit Rrahmani ishte zëvendësuar me gjobë prej 3 mijë euro. 

Aktakuza e Prokurorisë thotë se Qazim Rrahmani, deri sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga qershor i 2015 e deri në janar të 2016, ka nxjerrë nga kartela bankare  e destinuar për udhëtime zyrtare  shumën mbi  12 mijë euro.