Foto: Europa House

Zëvendësministri i Kulturës: Artistët do ta marrin pjesën e tyre nga fondi emergjent prej 5 milionëve

Fondi emergjent prej 5 milionë eurove i ndarë nga Qeveria e Kosovës për të mbështetur fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për të përballuar situatën me COVID-19 do të shpërndahet gjatë  4 muajve të fundit të vitit 2020.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hartuar programin për ndarjen e fondit emergjent prej 5 milionëve për mbështetje të sektorit të kulturës, rinisë, sportit dhe  fondi do të fillojë të shpërndahet gjatë muajit shtator e deri ne fund të këtij viti.

Kështu ka thënë Zëvendësvministri i Kulturës, Engelbert Zefaj gjatë debatit të organizuar nga Europa House në Prishtinë me temën, “Në kohë të pandemie: Ndikimi në artin dhe kulturën në Kosovë”, të organizuar nga programi Kultura për Ndryshime.

Në debat përveç, zv/ministrit të Kulturës Zefaj morën pjesë edhe piktorja Zake Prelvukaj, regjisorja  Zana Hoxha dhe Arif Muharremi nga Qendra Mul

Në fillim të pandemisë, Qeveria e Kosovës ndau një fond emergjent prej 5 milionë eurove për të mbështetur fushat që mbulon MKRS-ja. Por ai fond ende nuk është shpërndarë.

 Zëvendësministri Zefaj ka deklaruar gjatë këtij debati, se pas miratimit të ligjit për rishikimin e buxhetit për këtë vit dhe miratimit të ligjit për rimëkëmbje nga COVID-19, u dha drita e gjelbër për shfrytëzimin e këtij fondi.

“Tashmë e kemi të garantuar 5 milionin dhe na është kërkuar që brenda pjesës së parë të shtatorit të bëhet programimi i shpërndarjes së këtyre mjeteve dhe të dërgohet në Ministrinë e Financave. Ne e kemi bërë këtë dhe këto mjete do të shpërndahen për organizata kulturore, rinore dhe sportive duke synuar në vazhdimësi punësimi në gjitha organizatat që punëtorët organizatave të mos largohen, por të qëndrojnë aty dhe të ndihmojnë organizatën dhe ne si ministri t’ i marrim përsipër shpenzim e pagave të punëtorëve të këtyre organizatave”, ka thënë Zefaj.

 Ai ka thënë se do të ketë takime me organizatat dhe përfituesit e mjeteve nga fondi emergjent do tu kërkohet mënyra dhe qëllimi i shpenzimit të atij fondit që të jetë në përputhej me ligjin anti- COVID-19. Pasi sipas Zefajt, këto mjete jepen për të ruajtur vendet e punës dhe funksionimin e institucioneve kulturore.

“Në qoftes ju (OJQ-të) thoni se me ato mjete do të bëjmë një shfaqje ose koncert ajo menjëherë bie ndesh me masat anti COVID-19, ështur që ne së bashku duhet të gjemë modalitetet e përkrahjes dhe si do të shpenzohen ato mjete”, ka pohuar Zefaj.

Po ashtu Zefaj ka bërë të ditur se MKRS-ja na filluar alokimin e mjeteve për projektet fituese në konkurset e ministrisë gjatë këtij viti.

Në anën tjetër, përfaqësues të skenës kulturore të pavarur kanë kërkuar nga MKRS mbështetje dhe dialog për të përballuar sa më lehtë krizën nga COVID-19, sidomos në shpërndarjen e 5 milonëshit.

Piktorja Zake Prelvukaj ka kërkuar ndër të tjerash që fondi  prej 5 milionëve artistëve tu shpërndahet sa më shpejt dhe institucioneve duhet veprojnë urgjentisht edhe kur është në pyetje miratimi i ligjeve të nevojshme për përballimin e gjendjes emergjent.

“Emergjenca është emergjencë dhe ndihma  duhet të vijë kohën e nevojshme dhe jo pasi të kalojë emergjenca”, ka thënë piktorja Prelvukaj.

Ndërsa, regjisorja Zana Hoxha ka potencuar  se pandemia ka ndikuar në punës e saj si regjisore dhe  institucionet duhet tu qëndrojnë afër organizatave të skenës së pavarur dhe një dialog për shfrytëzimin e e mjeteve nga fondi emergjent.

Ajo ka thënë se duhet të mbështeten projektet e OJQ-ve për shkak se pjesa e dërmuese e komunitetit kulturore varet nga këto projekte.

“Nevojitet një dialog dhe të shfrytëzohen kapacitete e OJQ-ve për hartimin e një planin në mënyrë që të shpëtohet ajo që ka mbet dhe hapësira për krijim të artistëve tanë”, ka pohuar ajo.

Kurse, Arif Muharremi nga Qendra Multimedia  ka thënë se skena e pavarur kulturore ka nevojë për mbështetje, por jo lëmoshë. Ai ka pohuar se institucione qëndrore e publike e kanë një rast që ta përmirësojnë imazhin e tyre duke ndihmuar skenës së pavarur kulturore pasi nevojat e kësaj skene nuk janë adresuar.

“Në këtë situatë ngrite pyetje se çafrë do të ndodhë nëse situata vazhdon njëjtë dhe kush do të marrë përgjegjësinë kur organizatat e skenës së pavarur  do të detyrohen të bëjnë shkurtim të stafeve të tyre”, ka thënë Muharremi.