Yagcilar nënshkruan vendimin për zhvendosjen e MKRS nga objekti aktual

Ministri në largim i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka nxjerrë dje një vendim që urdhëron zhvendosjen e Ministrisë së Kulturës nga objekti aktual (Ish-ndërtesa e partive politike).

Përmes këtij vendimi dërguar edhe MKRS-së, një kopje të së cilit e posedon edhe Kallxo.com, ministri Yagcilar kërkon nga MAP dhe MKRS që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Në vendimin ministrit në largim Yagcilar nuk përmendet koha kur duhet të nisë zhvendosja, përveç se tashmë u mbetët dy ministrive për ta zbatuar vendimin.

Vendimi më i fundit i MPA-it i nënshkruar nga Yagcilar pritet të kundërshtohet nga punëtorët Ministrisë së Kulturës. Këshilli i protestës së punëtorëve i këtij institucioni ka paralajmëruar një takim në mëngjesin e ditës së sotme.

Në fillim të këtij muaji MPA bëri një përpjekje për të nisur zhvendosjen e materialeve nga Zyra e ministrit të Kulturës, por u ndaluan nga punëtorë të MKRS.

Punëtorët e MKRS janë duke kundërshtuar largimin nga objekti aktual për në një objekt privat.

 

 

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!