Pamje nga takimi Dumoshi – Sagar. Foto: MKRS

Vlora Dumoshi takoi ambasadorin turk, Çagrı Sakar

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar.

MKRS përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë në fushat specifike që janë në domenin e MKRS-së.

Gjatë këtij takim, sipas komunikatës, ministrja Dumoshi ka folur për bashkëpunimin e Ministrisë me Ambasadën turke, që siç thuhet tregon për raportet e mira mes dy vende, e që për rrjedhojë ka ardhur edhe te një marrëveshje e nënshkruar në Ankara në fund të vitit të kaluar në fushën e kinematografisë.

“Turqia është një shtet i cili është i dëshmuar për ekspertizën e saj dhe mundësia e Kosovës është e madhe që të përfitojë në këtë drejtim. Turqia është e njohur në botë për prodhimin filmik dhe me nënshkrimin e marrëveshjes në këtë fushë kemi hapur një shteg për shumë punë të përbashkëta”, ka thënë ministrja Dumoshi, citon komunikata.

Ndërkaq, ambasadori Sakar citohet të ketë thënë se  me marrëveshjet që nënshkruan MKRS me Ministrinë respektive në Turqi, tregon për raportet e mira që kanë dy shtetet.