Homazhet te varri i Anton Çettës. Foto: Facebook/ Vlora Dumoshi
Vlora Dumoshi dhe Hykmete Bajrami bëjnë homazh te varri i Anton Çettës
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kanë bërë sot homazhe tek varri i Anton Çettës.
Ministrja Dumoshi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot bëhen 25 vjet pa profesor Anton Çettën, humanistin, folkloristin, plakun e urtë të shqiptarëve dhe njëherësh pa njërin nga figurat më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës.
“Me propozimin tim si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozimin që muaji nëntor të quhet Muaji i Anton Çettës dhe si i tillë të përcillet me një varg aktivitetesh. Më 3 nëntor, në përvjetorin e tij e nisëm muajin e Anton Çettës për homazhe tek varri i tij, në Prizren, së bashku me ministren Hykmete Bajrami dhe profesor Rizah Krasniqin”, ka shkruar ministrja Dumoshi në Facebook.
Po ashtu ministrja ka kujtuar edhe aksioni për pajtimin e gjaqeve gjatë viteve të ‘90-ta të shekullit të kaluar dhe kontributin që ka dhënë Çetta në për zhdukjen e hakmarrjes, dhe botimin e komplet veprave të Çettës.