Foto: Kallxo.com

Vizatimet e luftës rikthejnë në kohë

Në mesin e ngjyrave dhe dhjetëra pikturave u hap të martën ekspozita “Fara e Kujtesës” e cila shpalosi kujtimet e kohës së luftës.

Kjo ekspozitë është rezultat i punës së pjesëmarrësve që përmes së kaluarës mundohen të arrijnë një të ardhme paqësore.

Kujtimet e hidhura, ndarja nga shtëpia, fëmijëria e shkatërruar, vizionet për të ardhmen, ikja nga serbët nëpër male, janë vetëm nga temat që janë punuar në letër.

Ata gjatë vitit morën pjesë në ciklin e trajnimeve për “Ballafaqim me të kaluarën”, të organizuar nga OJQ ”Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes” .

Ekspozita do të qëndrojë e hapur prej datës 17 deri më 20 dhjetor 2019 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Ky projekt implementohet nga KURVE Wustrow nga Gjermania dhe përkrahet nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com