Virtualizohet ekspozita ‘Ballafaqimi me të harruarën’ 

Ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën” tani është në dispozicion edhe në formatin e ekspozitës virtuale 360°.   

Virtualizimi i ekspozitës është një iniciativë e përbashkët e autorit të ekspozitës Dardan Hoti, Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, dhe forumi ZFD -Kosovë. 

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ekspozita është bazuar në hulumtimin e kryer nga Dardan Hoti, Rozafa Kelmendi dhe Fitim Selimi, dhe synon të dokumentojë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe inkurajon respektin dhe mirënjohjen për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. 

Ekspozita “Ballafaqimi me të harruarën” është hapur më 24 shkurt të këtij viti, në Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. 

Kjo ekspozitë u realizua si përpjekje për dokumentuar një kaluar dhimbshme, një kaluar vazhdon jetë e tashmja e familjarëve 1646 personave zhdukur edhe 20 vite pas luftës. 

“Fotografitë dhe rrëfimet që shfaqen përmes kësaj ekspozite janë një triptik që kanë në fokus një të mbijetuar, nëpërmjet rrëfimit, kujtimeve dhe lidhjeve emocionale të së cilit/cilës, portretizohet edhe personi i pagjetur. Secila nga fotografitë, e ndarë në tri pjesë, përcjell tri narrativa të personit të fotografuar që lidhen me kujtimet, mungesën dhe jetën e tyre pas humbjes së personit të pagjetur”, thuhet në njoftimin e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Youth Initiative for Human RightsKosovo).