Vihet gurthemeli i ndërtimit të Kullës së Shaban Mangjollit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi kanë marrë pjesë në ceremoninë vënies së gurthemelit për ndërtimin e Kullës së heroit Shaban Mangjollit në Mikushnicë të Skenderajt.

Ndërtimi i kësaj kulle muze, do të financohet nga Ministria e Kulturës në shenjë kujtim për heroin Mangjolli dhe gjithë Lëvizjen Patriotike të viteve 20-ta të shekullit të kaluara, të njohur si Lëvizja Kaçake.

Për të parinë Skenderajt, Bekim Jasharin, ndërtimi i Kulle është nderim për Shaban Mangjollit, bashkëluftëtarit të Azem Galicës që një jetë të tërë ia kushtoi lëvizës.

“Ne do ta kujtojmë për jetë e mot, pasi vetëm duke kujtuar të kaluarën ne mund ta ndërtojmë të ardhmen”, ka thënë Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skenderajt.

Ndërsa Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka pohuar se kulla-muze  e Shaban Mangjollit në Mikushnicë të Skenderajt do  të jetë reflektim i gjithë veprimtarisë së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij që nga robëria deri të liri dhe që nga pavarësia deri të shtetndërtimi i Kosovës.

“Padyshim që kjo do të jetë edhe pikë hulumtues për kërkime shkencore për lëvizjen kaçake dhe investime për pjesën e kujtesë sonë kolektive dhe të trashëgimisë”, ka thënë ministri Gashi,

Shaban Mangjolli njihet si një prej figurave të Lëvizjes Kaçake dhe bashkëluftëtar i Azem Bejtes- Galica. Kulla e tij është djegur 5 herë gjatë historisë për rindërtuar pas më se 90 vjetëve.