Pamje nga ekspozita ‘Raffaello portretis’. Foto: KALLXO.com.
Veprat e riprodhuara të piktorit italian Rafaello, ekspozohen në Muzeun Kombëtar
Është hapur sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ekspozita me 14 piktura “Raffaello portretist”.
Pikturat e ekspozuara janë riprodhime në përmasa origjinale të 14 pikturave të artistit italian Raffaello (Raffaello Sanzio da Urbino), në teknikë digjitale.
Veprat e ekspozuara ruajnë të gjitha detajet, nuancat dhe ngjyrat e pikturave origjinale.
Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ekspozita është kuruar nga historiani italian i artit Antonio Paolucci.
Mbajtja e kësaj ekspozite, është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në MKK deri më 10 tetor 2021.
Pamje nga ekspozita ‘Raffaello portretis’. Foto: KALLXO.com.