Veprat e Adem Dërmakut ekspozohen nesër në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Krijuesi Adem Dërmaku do të hapë nesër në Galerinë e Ministrisë së Kulturës ekspozitën personale, “Nuk është diçka e njëanshme”.

Ekspozita do të hapet në ora 17:00.

Në këtë ekspozitë do të prezantohet 50 punimet të këtij krijuesi.

Ekspozita është kuruar nga Eleni Laperi dhe do të jetë e hapur për një muaj rresht.

Galeria e Ministrisë së Kulturës ka njoftuar se për shkak të situatës me COVID-19, nuk do të ketë ceremoni inaugurimi për këtë ekspozitë.