Vdes kompozitori Ennio Morricone  

Kompozitori i famshëm Ennio Morricone ka vdekur në moshën 91 vjeçarenjofton Reuters. 

Sipas RutersMorricon ka vdekur në mëngjesin e së hënës në një klinikë në Romë të Italisë, pasi ishte shtruar pas një aksidenti. 

Kompozitori Italian Morricon, fitues i çmimit OSCAR, ka bërë kompozimin e shumë filmave të njohur holivudian. Ai kompozoi muzikë e rreth 400 filma, por emri i tij ishte i lidhur ngushtë me regjisorin Sergio Leone me të cilin punoi në filmat  klasik ‘Spaghetti Westerns’ si dhe “Një herë në Amerikë”, raporton Ruters. 

Enio Morricon ka lindur në Romë më 1928, ndërsa do të varroste në një ceremoni private.