Ismet Peja. Foto: Facebook/KK Gjakovë

Vdes këngëtari Ismet Peja 

Ka vdekur këngëtari i njohur kosovar Ismet Peja. 

Lajmi për vdekjen e këngëtarit Peja është bërë ditur nga familjarë të tij. 

Ndërsa një Njoftim për vdekjen e këngëtarit Ismet Peja e ka lëshuar edhe Kuvendi Komunal i Gjakovës. 

“Me dhembje kemi pranuar lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit të madh Ismet Peja. Sot Gjakovës nuk do ti këndohen vargje “ Kush niset me bo sevda, në moshën e pleqërisë…”, por përmes trashëgimisë muzikore që na la baca Ismet, do të kujtohen e këndohen shpesh këngët e tij. Ngushëllime familjes Peja, bashkëpunëtorëve, komunitetit artistik dhe gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KK të Gjakovës. 

Sipas familjarëve varrimi i Pejës do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Gjakovë.