Foto: Coolio/Facebook

Vdes Coolio, reperi i hitit ‘Gangsta's Paradise’

Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin ikonik ‘Gangsta’s Paradise’, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Menaxheri i tij Jarez Posey ka deklaruar për mediat amerikane se artisti u gjet pa shenja jete në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.

Coolio filloi të bënte muzikë në vitet 1980, por ai forcoi pozicionin e tij në historinë e hip hopit kur doli me hit-këngën ‘Gangsta’s Paradise’ në  vitin 1995.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij të mërkurën nuk është zbuluar ende.

Megjithatë, menaxheri Posey i tha TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besojnë se ai mund të ketë pasur një arrest kardiak.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për hitin ‘Gangsta’s Paradise’, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin ‘Dangerous Minds’ me aktoren Michelle Pfeiffer.

Gjatë një karriere që përfshin katër dekada, ai regjistroi tetë albume në studio dhe fitoi një Çmimin Amerikan të Muzikës dhe tre MTV Video Music Awards.

Hitet e tjera të tij përfshijnë ‘Fantastic Voyage’, ‘Rollin’ with My Homies, 1, 2, 3, 4 (Sumpin’ New)’ dhe ‘Too Hot’./BBC