Vdes aktorja Leze Qena

Aktorja Leze Qena ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e aktores Qena është konfirmuar për Kallxo.com nga zyrtarë të QKUK-së.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK ka konfirmuar se aktorja Qena ka vdekur sot në ora 9:50.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu.