Vdes aktori e ish-deputeti Adem Mikullovci 

Aktori Adem Mikullovci ka vdekur sot në mëngjes në Prishtinë në moshën 81 vjeçare. 

Lajmi për vdekjen e aktorit është dhënë nga familja Mikullovci. 

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndëroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!”, ka njoftuar Lumnije Mikullovci, bashkeshortja e aktorit. 

 Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në viti 1939. Mikullovci ka qenë aktor në Teatrin Kombëtar (ish-Teatri Popullor) dhe ka luajtur në shumë projekte teatrore, komedi e projekte filmike 

Aktroi Mikullovci ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në 1990 kur edhe u shpall Deklarata Kushtetues për shpalljen e Kosovës Republikë dhe deputet i VV-së në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.