Foto: AWLIFF

Vazhdon sot edicioni i dytë i Festivalit 'Art Without Limit International Film Festival'

Në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, sot vazhdon edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit, “Art Without Limit International Film Festival”.

Mbi 25 filma artistik të metrazhit të shkurtë artistik dhe dokumentar do të shafqen sot në kuadër të këtij festivali. Po sipas programit të festivalit do të ketë edhe dy diskutime të hapura për publikun.

Filmat e këtij festivali synojnë ndër të tjerash edhe ngritjen e vetëdijes shoqërore për sfidat të cilat i përjetojnë në përditshmëri personat me nevoja të veçanta.

Edicioni i dytë i ‘Art Without Limit International Film Festival’ mbyllet nesër me ndarjen e çmimeve.

Foto: AWLIFF