Urimi i ministres Dumoshi në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve 

 Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi përmes një video mesazhi ka kujtuar 18 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve Arkeologjike. 

Dumoshi ka kërkuar më shumë kujdes për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, ndërsa ka thënë se për shkak të Covid-19 janë anuluar shumë aktivitete të parapara për këtë ditë. 

“Me moton kulturë dhe trashëgimi e përbashkët më përgjegjësi kolektive, inkurajojmë për ngritje të vetëdijes për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, për vendin tonë dhe mbarë botën, si vlera të njerëzimit”, ka thënë ministrja Dumoshi përmes vidoincizimit. 

Po ashtu MKRS ka përgatitur në 3D një model të restaurimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana.