Pamje nga ekspozita ‘Nga pluhuri i arkivave...’. Foto: Facebook/Uran Haxha

Uran Haxha hap ekspozitën me artikuj të shtypit për qytetin e Suharekës 

Gazetari Uran Haxha ka hapur sot ekspozitën e tij personale, “Nga pluhuri i arkivave…” në Muzeun e Qytetit në Suharekë.

Ekspozita përmban artikuj shtypi të shkruar për qytetin e Suharekës, gjatë viteve të ‘60-ta të shekullit të kaluar.

Në një postim në Facebook, Haxha ka shkruar se ekspozita prezanton momente me rëndësi për qytetin e Suharekës, zhvillimet ekonomike, arsmore, kulturore, etj, gjatë viteve të ‘60-ta.

“Ekspozita mban emrin ‘Nga pluhuri i arkivave…’ dhe pikërisht nga pluhuri i arkivave kam tentuar të nxjerrë rrëfimet, fotografitë dhe realitetin e atyre viteve për qytetin tim”, ka shkruar Haxha.

Pamje nga ekspozita ‘Nga pluhuri i arkivave…’. Foto: Facebook/Uran Haxha

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili mori pjesë në hapje të ekspozitës, ka shkruar në Facebook se ekspozita sjell fakte interesante për qytetin e tij. 

Pamje nga ekspozita ‘Nga pluhuri i arkivave…’. Foto: Facebook/Uran Haxha

“Gazetari Uran Haxha na ka sjell disa prej artikujve më interesantë për Suharekën e viteve të ’60-ta të gazetës ‘Rilindja’. Sot kuptova se kush kishte qenë rekordmen ndër bujqit e Nëpërbishtit, kush kishte vënë themelin e fabrikës së Ballkanit dhe shumë fakte interesante për Suharekën”, ka shkruar Muharremaj në Facebook 

Ekspozita “Nga pluhuri i arkivave…” do të jetë rezidente në Muzeun e Qytetit dhe e hapur për publikun. 

Pamje nga ekspozita ‘Nga pluhuri i arkivave…’. Foto: Facebook/Uran Haxha

 

Pamje nga ekspozita ‘Nga pluhuri i arkivave…’. Foto: Facebook/Uran Haxha