‘Unë jam vetë grua’ e vendos realitetin transgjinor në skenë

Një adaptim i ri i shfaqjes teatrale “Unë jam vetë grua” nga regjisori Kushtrim Koliqi vë në pah çështjet e gjinisë dhe identitetit në Kosovë përmes syve të Charlotte von Mahlsdorf, një spiune transgjinore që jetonte në Gjermaninë Lindore Komuniste.

“Unë jam vetë grua”, një shfaqje e adaptuar nga regjisori teatral Kushtrim Koliqi dhe në interpretim nga Adrian Morinës, e kompletoi një shfaqje të dytë në Teatrin Dodona në Prishtinë këtë javë, me plan që tani këtë shfaqje ta shfaqë edhe në qytete tjera në Kosovë dhe në të gjithë Evropën dhe Ballkanin.

Shfaqja fillimisht u shkrua nga dramaturgu Doug Wright në vitin 2002, dhe bazohet në një seri intervistash të kryera në fillim të viteve 1990 me Charlotte von Mahlsdorf, një grua transgjinore që ishte një element kyç i shoqërisë LGBTI + në Berlinin Lindor, dhe një bashkëpunëtore e konfirmuar e Policisë sekrete gjermane.

“Jeta e saj nuk është e zezë dhe e bardhë, është përplot me hije – e që është ashtu siç do të duhej të ishte, ne të gjithë jemi njerëz”, thotë Koliqi për Prishtina Insight.

“Charlotte është një histori marramendëse dhe unike për mbijetesë”.

Historia e Charlotte tregohet përmes një shfaqje një orëshe të gjatë nga aktori Adrian Morina, në të cilën ai interpreton të 30 personazhet, duke filluar me rolin e babait të Charlotte, rolin e tezës dhe dashnorit, rolin e vet si dramaturg, miqtë e Charlotte, ushtarët nazistë dhe oficerët e Stasit (policisë sekret gjermanë). Personazhet shfaqen ngjitur shpinë për shpine, dhe nganjëherë që të tre në të njëjtën kohë.

 Foto: Atdhe Mulla.

Shfaqja u përshtat për një audiencë shqiptare nga shfaqja origjinale angleze/gjermane e cila pati premierën e saj në Chicago në vitin 2004, duke fituar çmimin Pulitzer dhe çmimin Tony për Shfaqjen më të Mirë (Best Play) në vitin pasues. Sipas Koliqit, ishte Morina ajo që e frymëzoi atë për ta përshtatur shfaqjen.

“Zgjodha këtë pjesë për shkak të mënyrës se si kritikon shoqërinë moderne duke përdorur çështjet e ngritura gjatë jetës së Charlotte”, shpjegon Koliqi.

“Ishte Adriani ai i cili fillimisht më ofroi me këtë shfaqje. Që të dy ne kemi menduar se kjo është një kryevepër, kjo monodramë me 30 personazhe të ndryshëm. Kështu që e adaptova, mora pjesët që janë të rëndësishme për shoqërinë kosovare dhe për kontekstin e Kosovës dhe i inkorporova pjesët e mia, si dhe për ta kontekstualizuar edhe më mirë”, tregon ai.

Kjo shfaqje ka të bëjë me historinë e kohës së Charlotte, përvojën e saj të luftës dhe jetën e saj duke luftuar për mbijetesë në një kohë kur njerëzit transgjinorë keqkuptoheshin, talleshin dhe përqesheshin, sulmoheshin dhe shfrytëzoheshin. Sipas regjisorit Koliqi, për një audiencë kosovare, historia e Charlotte është më relevante se asnjëherë më parë.

“Nuk ishte një shfaqje e lehtë për t`u përshtatur marrë parasysh mentalitetin e skenës teatrore të Kosovës dhe shoqërisë së saj”, thotë Koliqi, duke sqaruar se ai ishte i shqetësuar për mënyrën se si audienca kosovare do të pranonte shfaqjen.

“Për mua, ky ishte një moment ideal për të trajtuar këtë çështje. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për çështjet transgjinore, është diçka të cilën në nuk e diskutojmë në Kosovë”, thotë ai.

 

Foto: Atdhe Mulla.

Shfaqja teatrale “Unë jam vetë grua” nuk është tronditëse vetëm për shkak të çështjeve të gjinisë dhe identitetit për të cilin reflekton. Jeta e Charlotte ishte shumë tronditëse: Nga marrëdhënia me një baba abuziv të cilin e vret si adoleshente dhe pëson dhunë seksuale në duart e nazistëve deri te hapja e një bari (kafeneje) të fshehtë homoseksuale nën hundën e Stassi-t.

Koliqi e përdor këtë temë, në dukje historikisht dhe gjeografikisht të largët, për ta goditur vendin e tij në betejat me të cilat përballet një prej pakicave më të padukshme të Kosovës.

“Kjo lloj pjese teatrale më jep mundësinë të dërgoj disa porosi të forta, porosi radikale në adresa të ndryshme të shoqërisë, kur bëhet fjalë për çështje të së kaluarës dhe në veçanti për të drejtat e njeriut, apo për mungesën e këtyre të drejtave, te komuniteti LGBTI +”, shpjegon Kushtrim Koliqi.

“Ne nuk kemi dashur ta trajtojmë këtë sipërfaqësisht dhe nuk e kemi kufizuar veten në aspektin e kontekstit ose mentalitetit të shoqërisë ose vlerave të familjes sonë, thjesht kemi ndjekur guximin dhe intuitën tonë”, thotë ai.

Kjo shfaqje nuk është e kufizuar në kuptimin e mirëfilltë gjithashtu, pjesëmarrja e audiencës nuk është një zgjedhje për të bërë pasi që kufijtë e Charlotte përmes audiencës, e mban situatën nën kontrollin e saj, duke e demonstruar me shumë krenari koleksionin e pajisjeve BDSM (shumëllojshmëri e praktikave shpesh erotike ose roleve skenike që përfshin robërinë, disiplinën, mbizotërimin dhe nënshtrimin, sadomazohizmin si dhe dinamika të tjera ndërlidhëse ndërpersonale) që ajo e fsheh nga policia në bodrumin e saj, falas për secilin që dëshiron ta përdorë, përfshirë dhe audiencën.

 Foto: Atdhe Mulla.

“Unë jam vetë gruaja” e ndërfut në mënyrë të përsosur komedinë dhe tragjedinë, duke lëvizur me shpejtësi mes rrëfimit qesharak dhe duke prekur histori romancash dhe familjare deri te abuzimi i Charlotte në duart e autoriteteve publike dhe zemërimin ndaj mungesës për të qenë pjesë e shoqërinë kryesore, duke përfunduar me vdekjen e saj në vitin 2002.

Regjisori Koliqi tregon se gjetja e llojit të duhur të aktorit për këtë shfaqje mund të kishte qenë një proces tepër i vështirë poqëse nuk do ta kishim Adrianin të gatshëm që ta merrte këtë rol. Prodhime të tjera ndërkombëtare janë kritikuar për dështimin në zgjedhjen e një gruaje transgjinore për rolin e Charlotte, edhepse dramaturgu, Doug Wright, kishte si synim që roli i Charlotte të luhej nga një burrë.

Kjo nuk ishte e mundur për Kushtrimin, jo vetëm që Kosovës i mungojnë aktorë që do të ishin mendjehapur për ta luajtur një rol me karakter transgjinor, thotë ai, por madje nuk ka edhe interpretues transgjinorë që do të mund të zgjedheshin në vend.

“Ky është një rol kaq i ndërlikuar dhe për ta luajtur atë si duhet, aktorit i duhet inteligjencë, talent dhe guxim”, thotë ai. “Të gjitha këto karakteristika i gjeta tek Adriani. Ne e dinim se do të kritikoheshim për një shfaqje si kjo, dhe ishim kritikuar, por nuk brengosemi për këtë”, tha Koliqi.

Regjisor teatri, Kushtrim Koliqi. Foto Atdhe Mulla.

Pas ovacioneve të marrura pothuajse gjatë secilës natë teksa po shfaqet në Prishtinë, synimi i Kushtrimit është që këtë shfaqje ta japë edhe nëpër teatrot tjera në Kosovë, dhe më pas ta bëjë një turne nëpër Ballkan dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të teatrit në Evropë. Regjisori po jep shfaqjen edhe në qytete tjera jashtë Prishtinës “vetëm për të parë reagimin e tyre”, thotë ai, duke pritur që mund të mos jetë aq i mirëpritur diku tjetër sikurse në Prishtinë, por synon të përhapë mesazhin e kësaj shfaqjeje teatrale sa më gjerësisht që të jetë e mundur.

“Kjo shfaqje me të vërtetë nuk ka zonë gri (zonë të paqartësisë politike dhe ekonomike)”, thotë Koliqi. “Ose fitojmë shumë ose humbasim shumë. Por ne jemi një grup njerëzish që kujdesemi për shprehjen estetike, si dhe për çështjet politike dhe sociale në Kosovë, dhe unë mendoj se ne kemi treguar shumë guxim duke e vënë në skenë këtë shfaqje”, përfundo ai.