Tri grupe muzikore në nëntor organizojnë turin muzikor ‘Visa Freedom for Kosovo’

Tri grupe  muzikore, dy të huaja dhe një vendore do të organizojnë në muajin nëntor në Kosovë, turin e tyre muzikorë të titulluar, “Visa Freedom for Kosovo”.

Turi “Visa Freedom for Kosovo” i grupeve “Die die be”, “Terry blue” dhe grupin lokal, “Zwada” do të organizohet në qytete të ndryshme si në Prishtinë, Prizren, Pejë, Klinë e Tiranë.

Grupet nga 1 deri më 10 nëntor 2019, do të jenë në Kosovë për aktivitetet e tyre.

Qëllim këtij turi është promovimi i lirisë së lëvizjes dhe mbështetjen e të rinjve deri në realizimin e kësaj të drejte të mohuar për të rinjtë e Kosovës.

Duke ndjerë mungesën e lëvizjes së lirë, këto grupe përmes aktiviteteve në kuadër të “Visa Freedom for Kosovo”, synojnë ndër të tjerash që përmes artit të muzikës të ngrisin zërin me të rinjtë e Kosovës për të rinjtë e Kosovës, për të drejtën e lirisë së lëvizjes.

Gjatë performancës në qytetet të ndryshme duke përfshirë edhe Tiranën, grupi “Die die be” do të promovojë albumin e tyre të ri, ndërsa perfaomancës së grupit do t`i bashkohet edhe grupi “Terry blue” dhe “Zwada”.

Die die be

 

Terry blue