Logo e 15-vjetorit të Pavarsisë së Kosovës

Sesion shkencor në 15 -vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Institucionet shkencore historike në Prishtinë, Shkup e Tiranë, do të mbajnë një sesion shkencor me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sesionin shkencor “Kosova 15 vjet pavarësi: sfidat dhe shtetndërtimi” do të mbahet në Prishtinë,  më 15 shkurt 2023.

Ky sesion do të jetë një ditor, ndërsa pritet të marrin pjesë studiues të shumtë që merren me historinë, kulturën e trashëgiminë shqiptare. Institucionet bashkë organizuese të këtij sesioni kanë publikuar programi me pjesëmarrësit në sesion.

Sesioni organizohet nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” në  Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë,  Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe Departamenti i Historisë në UP “Hasan Prishtina”.

Këtë muaj shënohet 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Një sërë aktivitete kulturore do të organizohen nga institucione shtetërore për shënimin e këtij përvjetori.

Më 17 shkurt 2023, shënohet 15-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.