Manastiri i Deçanit, në listën e 2 aseteve të trashëgimisë evropiane me të rrezikuara për 2021-ën

“Europa Nostra” e ka  futur Manastirin e Deçanit  në programin e 12 aseteve më të rrezikuara të trashëgimisë evropiane për vitin 2021.

“Europa Nostra” ka shpallur listën për 12 vendet e trashëgimisë evropiane të përzgjedhura për programin “7 më të rrezikuarat 2021” , pjesë së cilit program është edhe Manastiri i Deçanit.

“Europa Nostra”, përveç përshkrimit që i bën Manastirit dhe ambient që e rrethon, si dhe faktit se që nga pas lufta ruhet nga KFOR-i gjatë 24 orëve në ditë, potencon se Manastiri i Deçanit nuk i ka shpëtuar sulemeve, siç thotë në komuniktaën e saj ky institucion, të ekstremistëve lokal, duke i lidhur edhe me ISIS-in.

“Që nga qershori i vitit 1999, Manastiri i Deçanit ka qenë nën mbrojtjen 24/7 nga trupat paqeruajtëse KFOR të udhëhequra nga NATO. Përkundër kësaj, manastiri ishte një shënjestër e katër sulmeve me granata mortaje nga ekstremistët lokalë gjatë periudhës nga 1999 në 2007, si dhe një sulmi terrorist në tentativë nga ISIS në 2016, duke shkaktuar një dëm lehtësisht të riparueshëm. Në të njëjtën kohë, manastiri me zonën e tij të veçantë mbrojtëse po përballet me kërcënime serioze mjedisore. Plani hapësinor komunal lokal nuk është në përputhje me rregullat e rrepta të mbrojtjes për një Trashëgimi Botërore të UNESCO-s ose ligjet dhe rregulloret përkatëse kombëtare. Ekziston një rrezik i vazhdueshëm i ndërtimit të objekteve të papërshtatshme urbane në afërsi të manastirit, si dhe rreziku i shpronësimit të tokës që i përket Manastirit të Deçanit. Veçanërisht i rrezikshëm është plani për të patur një autostradë të madhe ndërkombëtare pranë portave të manastirit”, thuhet në komunikatën e “Europa Nostra”.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga institucionet e Kosovës ndaj veprimit dhe arsyetimit të “Europa Nostra” për futjen e Manastirit të Deçanit në listë e 12 monumneteve evropiane më të rrezikuara për 2021.

Sipas komunikatës së “Europa Nostra”, paneli këshillëdhënës i programit ‘7 më të rrezikuarit’ vuri në dukje se ky është monumenti i vetëm në Evropë nën një mbrojtje kaq të fuqishme ushtarake për një periudhë të vazhdueshme prej 20 vjetësh, duke paragjykuar edhe statusin e shtetit të Kosovës.

“Megjithatë, se manastiri përbën një monument me rëndësi të fundit historike dhe kulturore për Evropën dhe botën, siç konfirmohet nga statusi i saj i Trashëgimisë Botërore. Është për të ardhur keq që sot, Manastiri i Deçanit me trashëgiminë e tij, kulturore dhe natyrore, dhe komuniteti i tij manastirik, janë bërë peng i statusit të pazgjidhur të Kosovës*”, thuhet në komunikatë.

“Europa Nostra” u themelua më 29 nëntor 1963 në Paris, e cila merret me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. “Europa Nostra” ka të anëtarësuar mbi 40 vende.