Kalaja e Prizrenit FOTO: Deniz Sllovinja

Hapet sot muzeu në Kalanë e Prizrenit  

Sot në Kalanë e Prizrenit do të hapet ekspozita arkeologjike e cila i prin hapjes së muzeut në këtë kala.

Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet në ora 19:00, ndërsa do të ekspozohen artefakte të shumta të periudhave të ndryshme historike që janë zbuluar gjatë gërmimeve në kala, por edhe ato të zbuluara kryesisht në Prizren dhe rrethinë.

Puna për themelimin e një muzeu në këtë kala ka vite që ka nisur dhe shihet si një prej atraksioneve me rëndësi zhvillimin e turizmit kulturor në vend.

Arkeologu, Shafi Gashi, ideatori i themelimit të këtij muzeu dhe drejtues i gërmimeve në Kalanë e Prizrenit ka pohuar për KALLXO.com  se ekspozita arkeologjike parashihet të jetë e përhershme dhe pasqyron historinë mijëra vjeçare të kësaj treve.

Lashtësia në lartësi, Kalaja e Gurit që simbolizon Prizrenin