Dy vjet nga themelimi i Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore

Për dy vjet funksionimit, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka proceduar 11 kallëzime penale ndaj dëmtuesve trashëgimisë kulturore prokuroritë përkatëse. 

Prej tyre 6 raste në 2018 dhe 5 në 2019. Ndërsa ka ndërhyrë edhe në shumë raste për të mos lejuar punime të cilat mund të dëmtojnë asete të ndryshme të trashëgimisë kulturore, duke shqiptuar edhe gjoba ndaj shkelësve të ligjit. 

Imer Hakaj, drejtor i Departamentit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit ka thënë për Kallxo.com se nga 2018 ky institucion ka proceduar në prokuroritë  kompetente 11 kallëzime penale ndajë dëmtuesve të trashëgimisë. 

“Lidhur me veprën penale të dëmtimit, shkatërrimit dhe nxjerrjes së paautorizuar të monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës nga neni 354 i Kodit Penal të Kosovës, gjatë këtyre dy viteve prej se është themeluar Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka proceduar 11 kallëzime penale në prokuroritë kompetente (7 prej të cilave për shkatërrim të tërësishëm të asetit, ndërsa 4 raste për dëmtim të pjesëritshëm), ndërsa sa i përket periudhës kohore në të cilën janë proceduar këto kallëzime penale, 6 raste janë për vitin 2018 dhe 5 raste për vitin 2019”, ka thënë drejtori Hakaj. 

 Ai ka thënë se inspektorati për Trashëgimi Kulturore ka ndaluar punimet gjithsejt në 39 raste, por, sipas tij për shkak të mungesës së bazës ligjore shqiptimi i gjobave në shumë raste është problematike. 

“Meqenëse nuk kemi bazë ligjore për shqiptim të gjobave (pasi për secilën kundërvajtje duhet të parashihet me ligj edhe sanksioni e që me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore ende nuk janë paparaparë të njëjtat, mirëpo janë vetëm si sanksione gjenerale) në shumë raste në bashkëpunim me inspektoratet komunale i janë shqiptuar gjobat nga ta. Për disa raste siç kanë qenë reklamat e vendosura pa leje te Hoteli Grand”, ka thënë ai. 

 Ai ka përmendur edhe raste e shumta kur inspektorati ka ndaluar punimet për mbrojtjen e trashëgimisë. 

“Meqenëse ka pasur raste nga më të ndryshmet, kur janë ndaluar punimet po ju shkruaj disa nga rastet e fundit siç është rasti me Shkollën e Parë Shqipe, Newborn, Kalanë e Lipës në Pejë, Parkun Arkeologjik Ulpiana etj.”, ka potencuar Hakaj, drejtor i Inspektoratit. 

Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore është themeluar në shkurt të 2018, me një vendim të-ish ministrit të atëhershëm të Kulturës, Kujtim Gashi.