Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Themelohet këshilli iniciues për Muzeun e Artit Bashkëkohor

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka themeluar këshillin iniciues për themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Këshilli përbëhet nga 9 vetave dhe kryesohet nga Yll Rugova. Pjesë e tij janë emra të njohur të artit pamor, si: Sislej Xhafa, Petrit Halilaj, Zake Prelvukaj, Flaka Haliti, Erëmirë Krasniqi, Nita Hoxha Salihu, Valdete Pacolli dhe Fisnik Abazi, si përfaqësues i MKRS-së. Ndërsa, pjesë e këtij këshilli pa të drejtë vote dhe kompensim financiar është edhe Rozafa Imami.

Sipas vendimit, këshilli ka përgjegjësi për konceptimin, themelimin dhe funksionalizimin e muzeut të artit bashkëkohor si institucion kombëtar i kulturës.

Për punë e tij, këshilli do të kompensohet – 200 euro për kryesuesin dhe 150 euro për anëtarë tjerë për një mbledhje, por jo më shumë se 4 mbledhje në muaj.

Themelimi i një grupi punues për themelimin e Muzeut të Arteve Moderne ishte paralajmëruar në shkurt të këtij viti gjatë një interviste të ministrit Hajrulla Çeku për KALLXO.com.

Ideja për bërjen e Muzeut të Arteve Moderne, ka nisur që 15 vjet më parë. Por, deri më sot MKRS ka dështuar në themelimin e këtij muzeu.

Vendimi i MKRS për Muzeun e Artit Bashkëkohor: