Tërhiqet Projektligji për Kinematografi, rikthehet për diskutim te kineastët

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka tërheqë Projektligjin për Kinematografinë nga procedura për dërgimin e tij për miratim në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer në ridiskutim me komunitetin artistik.

Hajrulla Çeku, ministër i MKRS-së, ka thënë gjatë raportimit të sotëm para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, se Projektligji për Kinematografinë është tërhequr dhe nuk do të dërgohet këtë viti për miratim në Kuvend.

Çeku ka thënë se opinionet dhe mos pajtimet e mëdha, brenda vetë komunitetit filmik në vend, kanë bërë që ky projektligj të mos dërgohet për miratim në Kuvend.

“Me keqardhje më duhet t’ju informojë se Projektligji për Kinematografi nuk do të dërgohet sivjet për miratim në Kuvend. Në këtë përfundim kemi ardhur pas disa përpjekjeve për me krijua një lloj konsensusi brenda komunitetit kinematografik, dhe e kemi parë se nuk po arrijmë me krijua këtë konsensus. Është edhe kërkesë e vetë komunitetit, sepse ka nevojë për diskutime, me qëllim që të kemi një ligj konsensual”, ka thënë Çeku para deputetëve anëtarë të komisionit.

Për javë të tëra, MKRS ka hapur për diskutim Projektligjin e ri për Kinematografinë. Gjatë debateve publike dhe komenteve janë dhënë mjaft vërtetje pro dhe kundër këtij projektligji.

Kineastë e skenarist, pro e kundër projektligjit për Kinematografinë