Tenori Saimir Pirgu mban sot koncert në Prishtinë

Opera e Kosovës do të organizojë sot, më 10.12.2024, një gala koncert me tenorin e njohur shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinës duke filluar nga ora 19:00.

Tenori Pirgu do të performojë për herë të parë në një skenë kosovare.

Përkrah Pirgut, në këtë koncert do të këndojë edhe sopranoja e njohur kosovare, Marigona Qerkezi. Koncerti do të përcillet nga orkestra e Operës së Kosovës nën dirigjimin e Elda Laro.