Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi me rastin e vdekjes së këngëtares së njohur  

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, përmes një telegrami ka shprehur ngushëllime për vdekjen e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafai. 

Përmes këtij telegrami, ministrja Dumoshi ka thënë se vdekja e këngëtares së mirënjohur është humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirët, në këto ditë të vështira.

Sipas ministres Dumoshi, Shahindere Bërlajolli – Stafai, me zërin e saj unik, i dha muzikës shqipe perla të cilat do t’i kujtohen përherë me nostalgji,  dhe se repertori i saj i pasur gjysmë-shekullor, është vlerë për këngën dhe lirikën shqipe.

“Me dashuri do t’i kujtojmë përherë këngët e saj origjinale popullore “Në zabel të erdha”, “Miriban“, “Kush ma i pari bani“, “O bylbyl me pika-pika”, “Një lule në Gostivar”, “Gajdexhiu”, “Baresha e dashnume“, “Lules” etj. Me këto këngë u rritëm gjenerata të tëra. Opusi i saj muzikor do të mbesë përherë thesar autokton i muzikës burimore shqiptare. Me nderimin më të madh për kontributin dhe trashëgiminë e pavdekshme muzikore te saj, shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe artdashësve”, ka shkruar ministrja Dumoshi, në telegramin e saj me rastise vdekesj së këngëtares, Shahindere Bërlajolli Stafai. 

Këngëtarja Shahindere Bërlajolli-Stafai a vdekur sot në moshën 74 vjeçare.