Teatri nga sot me shfaqje në rrjetin social Facebook

Teatri Kombëtar i Kosovës me rastin e mbylljes së teatrit për një kohë të pacaktuar si pasojë e parandalimit të coronavirusit, punëtorët dhe menaxhmenti i Teatrit Kombëtar i Kosovës ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta sjell teatrin në shtëpitë e juaja.

Nga sot Teatri Kombëtar do të transmetoj shfaqje “live” përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Këtë të premtë (03.04.2020), në ora 20.00, në faqen e Facebook-ut, të Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të sjellim (livestream) superkomedinë “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës. Ndërsa ditën e shtunë (04.04.2020), në ora 20.00 për ju do të shfaqim një nga produksionet tona më të mira të mjeshtrit të madh William Shekspeare “Tregtari i venedikut”, me regji të Mathew Lenton. Dhe kështu do të vazhdojmë edhe gjatë javëve që vijnë”, thuhet në njoftimin e tyre.