Teatri Kombëtar miraton repertorin artistik për 2020-ën

Teatri Kombëtar i Kosovës ka miratuar repertorin artistik për viti 2020.

Menaxhmenti i TKK-së ka bërë të ditur përmes një komunikate për media, se në skenën e madhe gjatë këtij viti do të realizohen gjashtë shfaqje premierë, dy prej tyre bashkëprodhime, një me teatrin “Volksbühne Teater” nga Berlini i Gjermanisë dhe një me “Artpolis” nga Prishtina.

Ndërkaq, në skenën e vogël të këtij teatri gjatë këtij viti do të realizohen 5 shfaqje.

“Më 07 shkurt 2020, Këshillit Drejtues të TKK-së, pas propozimeve të projekteve nga ana e menaxhmentit të TKK-së, miratoi projektet për repertorin artistik të vitit 2020”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Repertorin artistik i TKK-së për 2020:

Skena e madhe:      

  1. “Lear” nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për vitin 2020).
  2. “Trilogji” nga Beqir Musliu.
  3. “Shakespare in Love” nga Lee Hall.
  4. “La Rremë – Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (drame me porosi dedikuar jetës dhe veprës se regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)

Bashkëprodhime:

  1. “Udhëtim në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater, Berlin-Gjermani).
  2. “Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).

Skena e vogël:

  1. “Pamje Revolucioni” nga Tino Caspanello – regjia : Kaltrim Balaj.
  2. “Stefani” nga Ag Apolloni- regjia: Ben Apolloni.
  3. “Not I/Pa mua” nga Samuel Beckett- regjia: Shkurte Aliu dhe Alban Beqiraj (diptih)
  4. “Rinoqeronti” nga Eugene Ionesco – regjia : Gëzim Hasani.
  5.  “Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn-regjia Eki Rrahmani (e aprovuar në repertorin e vitit 2019 bartet në repertorin e skenës së vogël për vitin 2020).