Teatri Kombëtar anulon shfaqjen pas vdekjes së regjisores Arzana Kraja

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës është shprehur i pikëlluar me humbjen e hershme të artistes Arzana Kraja.

Menaxhmenti i këtij Teatri ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se me rastin e vdekjes se regjisores Kraja, në shenjë respekti do të anulojë shfaqjen e planifikuar për natën e sotme.

“Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve. Në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komunitetit artistik, TKK anulon shfaqjen e planifikuar për natën e sotme”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.