Teatri Kombetar

Teatri Kombetar. FOTO- Denis Sllovinja

Teatri Kombëtar anulon shfaqjen e premierës ‘Lahuta e Malcis’

Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar shfaqjen e premierës “Lahuta e Malcis” paraparë të shfaqet për sot në ora 20:00.

Anulimi i premierës së sotme është bërë pas vendimit të ri të Qeverisë për masa të reja anti COVID-19.

Naser Shatrolli ushtrues i detyrës së drejtorit të TKK së ka konfirmuar anulimin e premierës së planifikuar për sot.

“Deri të hënë janë anulu të gjitha aktivitete në TKK, edhe premiera, por edhe repriza e shfaqjes planifikuar pë nesër dhe të dielen”, ka thënë Shatrolli, për Kallxo.com.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve më COVID-19, Qeveria e Kosovës ka vendor masat të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë.