Teatri i Prizrenit paralajmëron transmetimin e shfaqjeve në Facebook

Tri shfaqje të realizuara nga Teatri i Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu”  do të transmetohen gjatë këtij muaji përmes faqes zyrtare të këtij teatri në Facebook.

Përmes një postimi në Facebook, menaxhmenti i këtij teatri njofton se gjatë këtij muaj përmes Facebookut,  Teatri “Bekim Fehmiu” do të transmetojë shfaqjet: “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Armiku i popullit”, dhe “Mbledhje në parlament”.

Pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, ku e gjithë bota ka pauzuar, thuhet më tej në njoftim, gjatë muajit prill Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” do të fillojë me transmetimin e shfaqjeve në mënyrë virtuale.

“Shfaqjet do të transmetohen LIVE përmes platformës Facebook. Shfaqjet të cilat do të transmetohen LIVE gjatë këtij muaji janë: “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Armiku i popullit”, dhe “Mbledhje në parlament”.  Për datën dhe orarin e transmetimeve do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin Teatrit Bekim Fehmiu” në Facebook.