Teatri i Prizrenit nis punë për premierën e re

Teatri i Qytetit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” ka nisur punë  për realizimin e premierës së re, “Mjeku i mirë”, me tekst të autorit amerikan, Neil Simon.

Regjinë e shfaqjes do ta realizojë Agon Myftari.

Ndërsa menaxhmenti i Teatrit “Bekim Fehmiu”, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se komedia  “Mjeku i mirë” do të jepet premierë në pjesën e dytë të muajit tetor të këtij viti.

“Teksti është komedi e autorit amerikan Neil Simon dhe titullohet “Mjeku i mirë” (The good Doctor). Komedia për publikun e qytetit dhe më gjerë do të shfaqet në pjesën e dytë të muajit tetor”, thuhet në njoftimin e menaxhmentit të teatrit “Bekim Fehmiu”.