Teatri "Avdush Hasani" në Podujevë

Teatri i Podujevës bëhet me aktorë rezidentë

Teatri i Qytetit të Podujevës, “Avdush Hasani” është bërë me ansambël rezidentë të aktorëve.  

Komisioni vlerësues i formuar për përzgjedhjen e aktorëve të këtij teatri, pas hapjes së konkursit për aktorë nga Komuna e Podujevës, ka vendosur që në këtë fazë të pranohen 6 aktorë. 

Aktorët e pranuar janëSindi ÇitakuRyva KajtaziMuhamet ZekaBesart ZeneliValire Haxhijaj-Zeneli dhe Gani Morina. 

Agron Gërguri, drejtor i Teatrit “Avdush Hasani” përmes një postimi në Facebook ka shkruar se  audicioni për pranimin e aktorëve rezident të këtij teatri është mbajtur me sukses më 15 korrik 2020.

“Për aktorë rezident në këtë fazë pranohen: Sindi ÇitakuRyva KajtaziMuhamet Zeka, Besart ZeneliValire Haxhijaj-Zeneli dhe Gani Morina. Për kandidatin e 6 – të kontrata do jetë 6 mujore. Rekomandim i jurisë është që duhet verifikim në realizimin e projektit promovues te Ansamblit”, ka shkruar drejtori Gërguri. 

Sipas tij, teatri së shpejti do të kompletohet edhe stafin teknik dhe adminstrativ që të funksionojnë sa më suksesshëm.