Teatri i Gjilanit

Teatri i Gjilanit shpalos programin për tetor

Pjesëmarrja në tri festivali dhe prezantimi disa prej reprizave të shfaqjeve të realizuar nga Teatri i Gjilanit, por edhe shfaqje mysafire do të karakterizojnë repertorin e muajit tetor të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Përmes një njoftimi, menaxhmenti i Teatrit të Gjilanit njofton se gjatë këtij muaji ky teatër do të prezantohet në Festivalin e Teatrove Shqiptare në Dibër, Ferizaj dhe Preshevë.

Po ashtu gjatë këtij muaji në skenën e këtij teatri do të shfaqen edhe tri shfaqje nga teatrot e qyteteve të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimeve mes tyre.

“Këtë muaj Teatri i Qytetit të Gjilanit është pjesëmarrës – mysafir në tri festivale të teatrove shqiptare (Dibër, Ferizaj dhe Preshevë), ndërsa mirëpret tri teatro ose tri trupa mysafire në Gjilan, nga Qendra Multimedia- Prishtinë, Teatri ODA- Prishtinë dhe teatri Adriana -Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.