Teatri i Gjilanit hap konkurs për logon e re

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka hapur sot konkurs për zgjedhjen e logos së re të këtij teatri.

Menaxhmenti i Teatrit të Gjilanit përmes një njoftimi në Facebook u bën thirrje të gjithë të interesuarve që me idetë e tyre kreative të konkurrojnë për dizajnimin e logos së re të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

“Teatri i Qytetit të Gjilanit është në kërkim të imazhit të ri dhe fton të gjithë individët e interesuar për të paraqitur idetë e tyre kreative për logon e tij”, thuhet në njoftim.

Konkursi, sipas njoftimit të Teatrit të Gjilanit mbetet i hapur deri më 28.10.2019.

Teatri i Gjilan është një prej 7 teatrove profesioniste të qyteteve të mëdha të Kosovës. Më poshtë shihni logon aktuale të këtij teatri.