Teatri i Gjilanit bëhet me logo te re (FOTO)

Teatri i Qytetit të Gjilanit është bërë me logo të re. Punimi  i artistik i Uran Mujkut është fitues i konkursit të këtij Teatri për logon e re.

Menaxhmenti i Teatrit të Gjilanit, përmes Facebookut  ka bërë të ditur përzgjedhjen e logos së re të këtij teatri.

“Logoja është punuar nga Uran Mujku dhe është fituese e konkursit publik për dizajnimin e logos së Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Ne po ndryshojmë. Teatri i Qytetit të Gjilanit gradualisht është duke krijuar dhe zhvilluar brendimin e tij vizuel”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Gjilanit.

Po sipas menaxhmenit të këtij teatri, Komisioni që ka përzgjedhur logon e re të Teatrit të Qytetit të Gjilanit përbëhej nga Fisnik Ismaili, Lum Çeku dhe Alban Kastrati.