Teatri ‘Bekim Fehmiu’ bëhet me ansambël rezident të aktorëve 

11 aktorë do të përbëjnë edhe zyrtarisht ansamblin rezident të aktorëve të Teatrit të Qytetit të Prizrenit, “Bekim Fehmiu”. 

Komuna e Prizrenit ka përmbyllur konkursin për zgjedhjen e aktorëve rezident të Teatrit “Bekim Fehmiu”, duke përzgjedhur 11 aktorë. 

Lajmi është bërëditur edhe nga drejtorikëtij teatriFetah Paçarizi. 

“Jam i lumtur që kur kam kërkuar mandatin e dytë për drejtor në 2017, e kam kërkuar duke i vu vetes edhe këtë detyrë, që aktorët e teatrit tonë të punësohen dhe të kenë paga te rregullta në listën e të punësuarve në shtet. Jam i lumtur që u arrit kjo. 2019-ta ka qenë viti ku Asociacioni i Teatrove Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Financave, Asociacionin e Komunave të Kosovës ka punuar vazhdimisht për të ardhur deri te miratimi nga Qeveria e Kosovës për këtë të mirë që është bërë për aktorët dhe stafin teknik të çdo teatri publik të Kosovës dhe që në vitin 2020 u realizua”, ka shkruar ndër të tjerash në Facebook, drejtori Paçarizi. 

Paçarizi ka pohuar se pritet hapja e konkursit edhe për staf teknik në këtë teatër.