Foto: Facebook/ SHBSH

Të mërkurën hapet panairi i librit ‘Tirana 2021’

Edicioni i 24-të i Panairit të Librit në Tiranë, “Tirana 2021” do të mbahet nga 17 deri më 21 nëntor 2021 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Shoqata e Botuesve Shqiptar, organizatore e panairit ka bërë të ditur se panairi që nis të mërkurën, do t’i  kthehet formës së vjetër tradicionale me ekspozimin e librave nga botues të ndryshëm.

Gjatë këtij panairi, sipas organizatorëve do të ekspozohen botime më të mira të autorëve shqiptarë dhe të huaj, sidomos botimet e  viteve të fundit.

Organizatorët premtojnë ulje çmimesh për librat e ekspozuar dhe në fund edhe ndarjen e çimeve të panairi në disa kategori.

Pjesë e edicionit të sivjetmë do të jenë dhe botuesit kosovarë, të cilët, sipas Shoqatës së Botuesve të Kosovës do të prezantojnë botimet e tyre më të reja.

Vitin e kaluar Panairi i Tiranës nuk ishte mbajtur për shkak të COVID-19.