Të hënën nis ‘Java e filmit maqedonas’ në Prishtinë

Organizuar nga “Kosovafilmi” në bashkëpunim me Kinotekën e Maqedonisë, të hënë më 2 dhjetor 2019, nis  “Javës e filmit maqedonas” në Prishtinë.

Shfaqja e filmave të kësaj jave do të bëhet në Kinemanë ABC në Prishtinë dhe do të zgjasë deri 7 dhjetor 2019.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kino ABC në Prishtinë, njofton se java do të hapet me filmin “Gëzuar viti ’49 (Среќна нова 49), ndërsa mbyllet me filmin “Zoti ekziston, emri i saj është Petrunya” (Бог постои, нејзиното име е Петрунија)

Po sipas njoftimit të Kino ABC-së, është paraparë edhe organizimi i një debati në sallën e projeksionit, në objektin e Departamentit të Regjisë së Filmit së Fakultetit të Arteve të UP-së, me të ftuar aktorin Meto Jovanovski, drejtorin e Kinotekës së Maqedonisë Vladimir Angelov, dhe Gani Mehmetaj, drejtor i “Kosovafilmit”.

Orari i filmave:

E hënë, 02.12.2019

Filmi: “Gëzuar viti ’49” (Среќна нова 49)

Ora: 20:00

E martë, 03.12.2019

Filmi: “Para shiut” (Пред дождот)

Ora: 20:00

E mërkurë, 04.12.2019

Filmi: “Shëruesi” (Исцелител)

Ora: 20:00

E premte, 06.12.2019

Filmi: “Natë mjalti” (Медена ноќ)

Ora: 20:00

E shtunë, 07.12.2019

Filmi: “Zoti ekziston, emri i tij është Petrunya” (Бог постои, нејзиното име е Петрунија)

Ora: 20:00