Të enjten mbahet debatit parazgjedhor për politikat kulturore  

Organizuar nga një grup organizatash jo qeveritare të enjten më 19 shtator 2019,  do të mbahet debati parazgjedhor për të diskutuar rreth politikave kulturore dhe vendin e kulturës në programet qeverisëse për zgjedhjet parlamentare të tetorit.

Debati do të zhvillohet në Kino ARMATA në Prishtinë, nga ora 13:00 deri në 15:00.

Përmes një njoftimi publik, Kino Armata, bënë të dituri se pjesë e këtij debati, i cili do të moderohet nga Agon Maliqi, do të jenë: Besa Luzha (AAK – PSD), Kujtim Gashi (Partia Demokratike e Kosovës) dhe Yll Rugova (Lëvizja Vetëvendosje).

Po sipas njoftimin, ky debat synon t’i identifikojë pozicionet dhe politikat e propozuara të partive politike, t’i adresojë çështjet kyçe që kanë te bëjnë me zhvillimet kulturore në përgjithësi dhe rolin dhe pozitën e skenës së pavarur kulturore në këto zhvillime.