Foto: Doku Lajpcig

‘Table stories’ prezantohet në Festivalin e filmit në Lajpcig

Projekti filmik, “Table Stories”, me regji të Samir Karahodës, dhe me producent të Eroll Bilibanit, do të prezantohet në programin “Dok short n’ sweet”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Animuar në Lajpcig të Gjermanisë.

Lajmi për prezantimin e projektit filmik, “Table Stories”, në “Dok short n’ sweet” në Lajpcig është bërë i dituri nga Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimin në Facebook.

“Projekti i ardhshëm i filmik, ‘Table Stories’, me regji nga Samir Karahoda, dhe me producent Eroll Bilibani do të prezantohet në programin DOK SHORT N’ SËEET në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Animuar në Leipzig”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Prezantimi i projektit kosovar në “Doku Leipcig 2019”, sipas ueb faqes së këtij festivali do të behet në 30 tetor 2019.

Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Animuar në Lajpcig të Gjermanisë, do tw mbahet nga 28 tetor deri më 3 nëntor 2019..